Portfolio

Zgjidh projektet që të interesojnë dhe hap studimin e plotë të rastit.

7 rezultate • tag: “WordPress

Di Casa Home Design

DI CASA është një kompani moderne e mobilieve dhe dizajnit të interierit, e cila ofron produkte cilësore dhe zgjidhje të personalizuara për arredimin e shtëpisë. Për të forcuar prezencën e tyre online dhe për të rritur komunikimin me klientët, krijova një kombinim të postimeve kreative për rrjete sociale dhe një webfaqe funksionale në WordPress.

Pro English Center

Pro English Center është një institucion edukativ që ofron kurse të gjuhës angleze dhe programe pas-shkollore për fëmijë e të rinj. Qëllimi i tyre është të ofrojnë mësimdhënie cilësore me metoda moderne dhe aktivitete interaktive.

Travel In Albania

Travel in Albania është një platformë turistike e dedikuar për të promovuar Shqipërinë si një destinacion unik për pushime dhe eksplorime kulturore. Platforma u ofron turistëve vendas dhe ndërkombëtarë mundësinë të rezervojnë ture, ekskursione dhe përvoja autentike në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Gazeta Pixel

Gazeta Pixel është një portal informativ online që ofron lajme të shpejta, të sakta dhe të larmishme nga fusha të ndryshme si politikë, shoqëri, ekonomi, kulturë dhe teknologji. Qëllimi kryesor i platformës është të sjellë informacion të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit në Kosovë dhe diasporë.

Vision Real Estate

Për këtë kompani ndërtova një webfaqe të personalizuar dhe interaktive, të cilën e krijova duke kombinuar estetikën moderne me funksionalitetin praktik, që i ndihmon përdoruesit të gjejnë prona të përshtatshme shpejt dhe lehtë.

Fenix Real Estate

Për këtë kompani ndërtova një webfaqe të personalizuar dhe interaktive, të cilën e krijova duke kombinuar estetikën moderne me funksionalitetin praktik, që i ndihmon përdoruesit të gjejnë prona të përshtatshme shpejt dhe lehtë.

Vamos Albania

Vamos Albania është një kompani që operon në industrinë M.I.C.E, duke ofruar organizim të ngjarjeve, konferencave, udhëtimeve biznesore dhe incentivave për klientë vendas e ndërkombëtarë. Ata synojnë të promovojnë Shqipërinë si një destinacion unik për turizëm të qëndrueshëm, kulturor dhe biznesor.