Portfolio

Zgjidh projektet që të interesojnë dhe hap studimin e plotë të rastit.

12 rezultate

Di Casa Home Design

DI CASA është një kompani moderne e mobilieve dhe dizajnit të interierit, e cila ofron produkte cilësore dhe zgjidhje të personalizuara për arredimin e shtëpisë. Për të forcuar prezencën e tyre online dhe për të rritur komunikimin me klientët, krijova një kombinim të postimeve kreative për rrjete sociale dhe një webfaqe funksionale në WordPress.

Super Posta

Super Posta është një kompani që ofron shërbime postare dhe transporti të shpejtë e të sigurt. Për të forcuar prezencën e tyre digjitale dhe për të komunikuar më qartë me klientët, krijova një seri dizajnesh kreative për rrjete sociale, të përshtatura për të përçuar mesazhin e shpejtësisë, sigurisë dhe besueshmërisë.

Pro English Center

Pro English Center është një institucion edukativ që ofron kurse të gjuhës angleze dhe programe pas-shkollore për fëmijë e të rinj. Qëllimi i tyre është të ofrojnë mësimdhënie cilësore me metoda moderne dhe aktivitete interaktive.

Transfers Albania

Transfers Albania është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të transportit dhe transferëve për turistë, biznese dhe individë. Ata ofrojnë transport komod dhe të sigurt nga aeroporti, hoteli apo destinacione të ndryshme turistike në Shqipëri.

RCA

RCA është një kompani që ofron shërbime me qira makinash në Shqipëri, duke u përshtatur për turistë, udhëtime biznesi dhe përdorim afatshkurtër apo afatgjatë. Për të ndihmuar në promovimin e shërbimeve të tyre dhe në rritjen e prezencës online, krijova një seri dizanjesh atraktive për rrjete sociale.

Travel In Albania

Travel in Albania është një platformë turistike e dedikuar për të promovuar Shqipërinë si një destinacion unik për pushime dhe eksplorime kulturore. Platforma u ofron turistëve vendas dhe ndërkombëtarë mundësinë të rezervojnë ture, ekskursione dhe përvoja autentike në vende të ndryshme të Shqipërisë.

HalalyFans

HalalyFans është një platformë inovative online, e krijuar si një alternativë pozitive dhe e dobishme ndaj OnlyFans. Në vend të përmbajtjes së papërshtatshme, përdoruesit në këtë platformë paguajnë për të zhbllokuar përmbajtje me vlerë shpirtërore dhe morale – si ajete kuranore, hadithe dhe mesazhe motivuese islame.

Avanco Job

Avanco Job është një portal modern punësimi i krijuar për të lidhur punëkërkuesit me punëdhënësit në Kosovë dhe rajon. Platforma ka për qëllim të thjeshtojë procesin e aplikimit dhe të ofrojë një hapësirë praktike për kompani që kërkojnë talente të reja.

Gazeta Pixel

Gazeta Pixel është një portal informativ online që ofron lajme të shpejta, të sakta dhe të larmishme nga fusha të ndryshme si politikë, shoqëri, ekonomi, kulturë dhe teknologji. Qëllimi kryesor i platformës është të sjellë informacion të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit në Kosovë dhe diasporë.

12